Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Mulla Idrizi”,në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet civil me targa vendore si dhe një motoçiklete pa targa.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri i tij.
Pas tretmanit mjekësor, drejtuesi i motoçikletës vazhdon të qëndrojë në spital për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa pasagjeri është liruar nga tretmani mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.