Në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, në lagjen e Myhyrëve, në Bresalc të Gjilanit, ka ndodhur vet-aksident komunikacioni rrugor me pasoja fatale, ku e përfshirë ka qenë vetura e markës VW Golf 1K (Golf 5), ngjyrë hiri, që e ngiste P. K. (tani më i ndjerë)
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se deri te vet-aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve te rrugës (me kthesa dhe rruga e lagur) dhe humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit te tij, (dyshohet në tejkalim të pasigurt), ku me këtë rast del jashtë rrugës, ne anën e majtë të lëvizjes, duke u rrokullisur disa herë.
“Si pasojë e kësaj përplasje (dalje nga rruga), nga mjeku kujdestar, drejtuesi i automjetit konstatohet pa shenja jete, kurse pasagjerja (gruaja e të ndjerit) pëson lëndime të rënda trupore, por jashtë rrezikut për jetë dhe për momentin ndalet në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, ka bërë të ditur nënkolonel Azizi.
Në vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe prokurorja kujdestare dhe me urdhër të saj kufoma iu dorëzohet familjareve .Rasti mbetet për tu hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.