Sot rreth orës 12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor në Viti, dy qytetarë dhe deklarojnë se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një portofol me 1 mijë e 30 euro si dhe dokumente personale.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin.
Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer portofolin.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/