DYLON

Vlerësohen për bashkëpunim, nderohen me mirënjohje

Vlerësohen për bashkëpunim, nderohen me mirënjohje
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Major Agim Lipovica ka ftuar në takim përmbyllës për vitin 2023 përgjegjës institucional, arsimor, fetarë e qytetarë të komunës së Gjilanit.

Në shenjë falënderimi nga Major Lipovica janë ndarë mirënjohje për bashkëpunimin  me Policinë e Kosovës në Gjilan për Z. Bejtullah Osmani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, Z.Sami Hoxha – ish drejtor i shkollës  së mesme Gjimnazi Shoqëror ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan, Z. Demush Vokshi – përfaqësues i lagjes ‘’Arberia’’, Z. Radivoje Zivkovic – përgjegjës për objektit fetar ortodoks në Gjilan, qytetarit Z. Gëzim Abazi, qytetarit Z. Arbër Hasani dhe Brigadës së Zjarrfikësve Gjilan.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët, njofotn Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.