Gjermania ka përshëndetur vendimin Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës, që do të bëjë të mundshme hetimin e pretendimeve të Dik Martyt.
“Pajtueshmëria e gjerë në parlament është dëshmi e pjekurisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë së një shumice të madhe të përgjegjësve politikë në Kosovë”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Në njoftim shtohet se vendimi i parlamentit të Kosovës njëkohësisht është shenjë e qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në fushën shtetërore-juridike dhe në strukturat e sigurisë, si dhe shenjë e përfarimit të vendit me BE-në.