Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë sh.t. z. Jonathan Hargreaves.
Fillimisht, Gjeneral Jashari ka njoftuar Ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit. Tutje, Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar në profesionalizmin e FSK-së.
Një pjesë e diskutimeve u fokusua në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë. Ndërsa, ambasadori Hargreaves falënderoi GLT Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe.
Që të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen. /2LONLINE/