Gjeneral brigade, Ilir Qeriqi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka vizituar Komandën e Mbrojtjes Territoriale të Gjermanisë, ku u prit nga stafi i lartë udhëheqës i kësaj komande.
Komanda e Mbrojtjes Territoriale e Ushtrisë së Gjermane ka përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen territoriale të vendit kundër rreziqeve të jashtme.
Pas pritjes, palët u njoftuan me angazhimet aktuale për forcimin e kapaciteteve të ndërsjella, sfidat që po përballen dhe vlerësimin e situatës së sigurisë në kontekstin rajonal dhe global, me këtë rast gjeneral Qeriqi ka falënderuar palën gjermane në emër të ë Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka dhënë dhe po jep për FSK-në, gjithashtu u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.
Në fund të vizitës, stafet bilaterale u dakorduan për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjermania është një nga partnerët që ka mbështetur në vazhdimësi FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve në rrugën tonë përpara. /2LONLINE/