DYLON

Aktakuzë për vrasje në tentativë

Aktakuzë për vrasje në tentativë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H., me datën 23 tetor 2024, në komunën e Vitisë, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin R.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve verbale që kanë pasur mes vete, i pandehuri me mjet të përshtatshëm, me thikë e ka goditur të dëmtuarin në anën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore.

EkoHigjiena

I pandehuri i lartshënuar, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjendet nën masën e paraburgimit prej datës 23 tetor 2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.