Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK, gjeneral brigade Ilir Qeriqi së bashku me bashkëpunëtorë kolonel Imer Avdiu dhe kolonel Arsim Shaqiri kanë takuar Shefin e Drejtorisë së Logjistikës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneral brigade Jozo Matkoviq.
Të dy gjeneralët në kuadër të bashkëpunimit bilateral biseduan për mundësit e bashkëpunimit në mes dy ushtrive dhe u pajtuan për shkëmbimin e përvojave jo vetëm në fushën e logjistikes por edhe në fusha tjera funksionale me qellim të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve për ndërveprim dhe standarde të NATO-s, njofton FSK. /2LONLINE/