Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot ekspertët amerikan të Institutit për Qeverisje të Sigurisë (Institute for Security Governance) të kryesuar nga z. Keith Dunn.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e ISG-së për mbështetjen në procesin zhvillimor dhe reformues të FSK-së.
Ai gjithashtu shprehu falënderimin e thellë për SHBA-në për gjithë mbështetjen e pazëvendësueshme në të gjitha të arriturat e deritashme dhe vizionin tonë për të ardhmen.
Nga ana e tij, z. Dunn uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re duke shprehur besimin e plotë se procesi i tranzicionit të FSK-së do të vazhdojë të realizohet suksesshëm në përputhje me synimet e tij.
ISG ka mbështetur dhe vazhdon të mbështes lidershipin e Ministrinë së Mbrojtjes dhe FSK-në gjatë procesit përgatitor për tranzicion nga mandati i kaluar në mandatin ushtarak të saj. /2LONLINE/