Në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilët i njoftoi me aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2021 në kuadër të mandatit dhe detyrave ligjore dhe kushtetuese, si dhe Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Gjithashtu, Gjeneral Jashari, i shoqëruar nga stafi i Shtabit të Përgjithshëm, anëtarët e komisionit i njoftoi edhe me objektivat e FSK-së për periudhën e ardhshme afatmesme.
Nga ana e tyre, anëtarët e komisionit përkatës, vlerësuan lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit dhe punën e FSK-së, si dhe shprehën zotimin për mbështetjen e vizionit të tij për përmbushjen e objektivave dhe mandatit ligjor dhe kushtetues të FSK-së.