Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak turk kolonel Mustafa Pamuk i cili përfundon misionin e tij në Kosovë, në këtë takim morri pjesë pasardhësi i tij kolonel Ayhan Aydogdu.
Gjeneral Cikaqi në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari falënderoi kolonelin Mustafa për shërbimin dhe kontributin e tij dhënë për ngritjen dhe avancimin e Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë rast gjeneral Cikaqi i dëshiroi mirëseardhje kolonelit Aydogdu dhe i ofroi mbështetjen e tij në të mirë të dy ushtrive tona në ngritjen bashkëpunimit dypalësh.
Kolonel Mustafa falënderoi për bashkëpunimin që ka pas me FSK-në, në të gjitha nivelet dhe shprehu respektin e tij dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me ushtrinë turke në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. /2LONLINE/