Nënkryetarët e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi dhe Bojan Stamenkoviç së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha sot kanë pritur në takim Gjeneral Brigade Reinhard Ruckenstuhl zëvendës komandatin e KFOR-it dhe përfaqësuesit e tjerë.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet e sigurisë së Kamenicës, për kulturën, për komunikimin ndëretnik që kanë qytetarët, për problemet financiare dhe për zhvillimin ekonomik të Kamenicës.
Sipas Nënkryetarit të Komunës së Kamenicës Faton Jakupit, Kamenica është një ndër komunat më të qeta që ndodhen në Kosovë sa i përket çështjeve të sigurisë ndëretnike.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Faton Jakupi deklaroi se përveq problemeve financiare, bashkëpunimi ndërkombëtar vazhdon të jetë me sukses.
“Falënderoj KFOR-in që kanë pasë vazhdimisht aktivitete të ndryshme dhe vazhdojnë të përkrahin Komunën e Kamenicës dhe që mbi të gjitha aktivitetet që janë ndëretnike dhe vazhdojnë të ndodhin ende”, tha Nënkryetari Jakupi.
Ndër të tjera Gjeneral Brigade Reinhard Ruckenstuhl zëvendës komandati i KFOR-it tha se Kamenica është vend i sigurt dhe se çelsi i suksesit është bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe kompanive të ndryshme.
“Unë kam parë edhe në vende të tjera të Kosovës se investitor të shumët kanë ofruar investim aty, por nuk kanë pasë siguri të plotë dhe janë detyruar të tërheqen, sepse zhvillimi ekonomik është baza e të gjithave”, u shpreh ai.
Poashtu Nënkryetari Bojan Stamenkoviç falënderoi KFORI-n për vizitë dhe tha se Kamenica është shembull për të gjitha komunat tjera dhe se problemi i vetëm i përbashkët është papunësia.