(2L ONLINE) – Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në KK Gjilan, përmes një komunikate ka bër ëtë ditur se pothuajse në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gjilanit, të cilat gjenden në zonat rurale kanë ujë të pa përdorshëm. Këtë e ka konstatuar Zyra për Ujë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas analizave të mostrave të ujit që i ka marrë në 14 shkolla dhe 6 ambulanta. Këto analiza kanë rezultuar se uji përmban kontaminim bakterial dhe kimik.
Shkollat fillore ku janë bërë analizat e ujit, del se fshatrat: Malishevë, Uglarë, Pograxhë, Bresalcë, Llashticë, Zhegër, Lladovë, Ponesh, Cërnicë, Kmetovc, te qezmja e Pograxhës, Mihir, Miresh dhe baja e Mireshit, vazhdojnë që nxënësit te këtyre shkollave të përdorin ujë të kontaminuar.
Raporti i Zyrës për Ujë, që bënë kontrollimin periodik të ujit, ka konstatuar se sipas analizave bakteriologjike dhe kimike, flasin për kontaminim bakterior në shumicën e rasteve të objekteve të ujit, për në insitucionet përkatëse. Dhe kjo zyrë ka rekomanduar që të bëhet pastrimi, aerezimi, klorizimi dhe dezinfektimi i burimeve të ujit të pijshëm. Por realisht komuna e Gjilanit nuk ka marr masat e rekomanduara nga Zyra e Ujit.
Sipas Fatbardha Selmanit, anëtare e KK Gjilan, kjo gjendje alarmante e ujit të pijshëm në këto shkolla ku frekuentojnë gjatë ditës disa mijëra nxënës, është me rrezik të lartë për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek këta nxënës, të cilët në disa shkolla, as nuk janë të njoftuar për ujin e kontaminuar të cilin e përdorin për pijë një numër jashtëzakonisht i madh i fëmijëve.
Është jashtëzakonisht shqetësuese fakti, që zyrtarët komunal të Gjilanit dhe përgjegjësit kryesor të shëndetësisë i kanë fshehur këto fakte dhe së paku nuk kanë njoftuar shkollat përkatëse për nivelin e kontaminuar të ujit, në mënyrë që nxënësit mos ta përdorin këtë ujë për pije.
Fshehja e këtyre rezultateve të ujit, është bërë edhe ndaj kërkesës që ka bërë Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në muajin gusht për tu informuar për nivelin e cilësisë së ujit nëpër shkolla dhe për dy muaj nuk iu është kthyer asnjë përgjigje, e që është obligim ligjor brenda 15 ditësh. Por vetëm pas insistimit dhe presionit kemi arritur ti marrim këto rezultate. Ku është parë arsye se pse Drejtoria e Shëndetësisë nuk ka dashur ti përgjigjet kësak kërkese që ua kemi dërguar.
Papërgjegjësia totale e insitucioneve komunale, ndaj mijëra nxënësve, tregon edhe një herë tmerrin e vërtet, se me çfarë qeverisje lokale kemi të bëjmë. Ku me rastin e fillimit të ri shkollor, nuk ka qenë në gjendje që as ujin për pije t’ia sigurojë këtyre shkollave, kjo vërtet nuk do koment.
Për këtë problem alarmant, përgjegjësit e shëndetësisë në Gjilan,UD/2 dhe as shefat e këtij sektori për ujë, nuk kanë në gjendje të përgjigjen për këtë gjendje alarmante të ujit të kontaminuar nëpër shkollat e shumicës së fshatrave të Gjilanit.
Kjo gjendje vërtet është tejet shqetësuese dhe alarmante për gjendjen shëndetësore të nxënësve në këto shkolla, sepse atyre u kanoset gjendja shëndetësore nga infektimi me sëmundje të ndryshme, e që janë rrethe 200 sëmundje që mund të vijnë nga uji i ndotur, e që në vendin tonë paraqitja e rasteve me këto sëmundje si Hepatiti, Diarea, Salmonell që mund të jenë edhe vdekjeprurëse.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale edhe pse e dinë mirë këtë gjendje alarmante, ata tash e sa muaj nuk kanë marr as edhe hapin më të vogël, për të përmirësuar këtë gjendje shqetësuese, bile së paku me një apel për ata nxënës të atyre shkollave që mos të përdoret ai ujë i kontaminuar.
Ne si Grup i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse komunale, që urgjentisht të marrin masa mbrojtëse, për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme që mund të përballen mijëra nxënës. Së pari të informohen të gjitha shkollat përkatëse dhe nxënësit e tyre, që mos të përdorin këtë ujë të kontaminuar si dhe të marrin masa për klorifkimin dhe dezinsektimin e burimeve të ujit. Dhe nuk duhet të lejohet që pasi të pësojnë nxënësit nga ndonjë sëmundje e rrezikshme, tek pastaj të merren masa mbrojtëse, përfundon Komunikata e lëshuar nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në KK Gjilan. /2L ONLINE/