Prishtina dhe Drenica zhvilluan ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, por e shfrytëzuan për ta marë vetëm nga një pike.
Dhjetë herë kampionët e vendit nuk lëvizin pozicion, duke qëndruar në vendin e gjashtë, por tashmë me 14 pikë. Ndërkohë, Drenica ngritet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me dhjetë pikë.
Në javën e dhjetë, Ballkani hyn si lider i Superligës i ndjekur nga Drita me dy pikë më pak që është e dyta.
Pikërisht, këtë të dielë takohen dy skuadrat lidere në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.