/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, ka bërë të ditur për një rast që ata e kanë klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”, që është regjistruar në fshatin Sllatinë e Epërme, të Vitisë. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, stacioni policor i Vitisë ka marrë një informatë se në fshatin Sllatinë e Epërme Komuna Viti në veturën Golf- Karvan ngjyrë hiri me targa 05, gjendet një person I cili dyshohet së është pa shenja jeta.
Njësitet patrullueses në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën,shqiptar shtetas i Kosovës, i vitit të lindjes 1992, banor i fshatit Sllatinë e Epërme, Komuna Viti.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se mjeku kujdestare e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes si pasojë e plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit në regjionin e kokës. “Policia e Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale përgjegjëse për vend këqyrje janë paraqitur në vendin e incidentit. Edhe prokurori i shtetit nga prokuroria e Gjilanit ka dal në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar edhe familja e viktimës. Në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë e cila është konfiskuar, revole “M-57”, cal 7,62 mm, një gëzhojë dhe karikatori i armës së njëjtë”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, trupi i tani të ndjerit është marrë nga DML dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë. Vetura në të cilën ka ndodhur incidenti është marrë nga familjarët.
‘Të gjitha rrethanat e këtij incidenti të rëndë janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me Prokurorin e shtetit deri në zbardhjen e plotë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/