Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, Sipas policisë, në fshatin Remnik të komunës s Vitisë, është gjetur i shtrirë në rrugë një trup i pajetë, mashkull K/Shqiptar.
“Vdekjen e viktimës, i cili nuk ka pasur shenja dhune në trup, e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.
Rasti në hetime.