Mesfushori fantastik nga Tërnoci i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij zvicerane FC Wil, ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite të tjera. Me numrin 10 në fanellë, Taipi të martën është paraqitur në prezantimin e skuadrës, e cila këtë vit ka bërë transferime të lojtarëve të rinj, me qëllim futjen në ligën elitare të Zvicrës, raporton Titulli.com.
Gjatë stinorit që e lam pas, për Taipin ishin interesuar skuadrat më në emër në Zvicër, si Grasshoppers, Luzern, St Gallen e Thuhn, por që në fund përzgjedhja ishte për të vazhduar me Wil-in.
22-vjeçari është transferuar te Wili nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa hapat e para në futboll i kishte filluar në vendlindje, në Tërnoc të Bujanocit, ku për një kohë të gjatë luajti edhe për klubin futbollistik Tërnoci. /Titulli.com/