Mesfushori nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit i cili mbron ngjyrat e skuadrës Wil në Challenge Leaguen zvicerane (Liga e dytë), po tregon formën e tij fantastike.
Në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premten me skuadrën e Ligës së Parë , St. Gallen, Taipi ka arrit të tregojë kualitetin e tij, duke tundur rrjetën në minutën e 66, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, Taipi ka disa oferta nga klubet zvicerane që garojnë në Ligën e Parë (Super League), ndërsa gjatë afatit kalimtar pritet që t’i bashkohet ndonjë skuadre të re.