Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve njësitet që veprojnë në Gjilan, gjatë implementimit të Planit Operativ “Stop Drogave ne Shkolla”, në rrugën “Sadik Sadiku’, në Gjilan, kanë ndaluar të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës, dhe gjatë kontrollit fizik tek i njëjti është gjetur një qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshe 0.5 gram.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se njësitet antidrogë kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pas grumbullimeve te informatave dhe dëshmive shtesë sot me 28 shkurt në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar E. Sh. (1995) me banim në Gjilan dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe sekuestruar një qese e dyshuar si substancë narkotike marihuanë dhe një telefon celular si prove materiale për gjykatë.
“Pas kthimit në stacion policor është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 6.5 gram, në baze te testit fushor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuar të intervistohet dhe pas intervistës i njëjti është ndalur për 48 orë dhe lënda pas kompletimit i dërgohet Prokurorisë Themelore të Krimeve të Rënda në Gjilan për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.