Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (25 – 31 tetor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 29 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 835 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 29 aksidente trafiku nga të cilat 14 me lëndime në njerëz dhe 15 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 835 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.