Policia e Kosovës, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, me 11 tetor 2017 rreth orës 11:30, në bashkëpunim me Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicionale, kanë kryer kontrolle në një barnatore këtu në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit janë gjetur produkte të paautorizuara për tregun e Kosovës.
“Nga inspektoret e AKPM janë konfiskuar një sasi e barnave rreth (100 lloje) pa banderola dhe barna me banderola të Republikës së Serbisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës, njësitet kundër krimeve ekonomike.