Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19 në komunën e Vitisë, u tha në takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në bazë të statistikave të këtij komiteti, që nga rasti i parë më 13 mars, komuna e Vitisë ka të evidentuar 374 raste pozitive nga 783 të testuar dhe prej tyre, janë 280 të shëruar.
Momentalisht, në këtë komunë vazhdojn të jenë 67 raste aktive.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se i gjithë fokusi kohët e fundit është tek përgatitjet e fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për të hënën.
Edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se situata është nën kontroll dhe e menaxhuar.