Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka dhuruar një donacion për komunën e Vitisë, që ka të bëjë me pajisjen me kontejner për grumbullim të mbeturinave.
Ky donacion, përfshin 955 copë kontejnerë prej 120 litrash, ndërsa kontejner të madhësisë prej 1 metër kub të metalit janë 60 copë dhe të plastikës 66.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti Nexhmedin Jakupi, theksoi se ky donacion është më se i domosdoshëm që do të shërbej për një ambient më të pastër si dhe mundësinë e një menaxhimi sa më të mirë të grumbullimit të mbeturinave.
Ai njoftoi se shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të një plani që do të hartohet së bashku me GIZ-in gjerman, në muajin janar.
Vlera e këtij donacioni, kap shumën në 40 mijë euro.