Ryan Giggs thotë se ai sheh diçka nga vetja te ylli shqiptar i cili po mbin në Old Trafford, Adnan Januzaj.
“Ai e merr topi dhe ka një ekuilibër të mirë dhe është emocionues – siç isha unë kur unë për të parën herë u përfshiva në ekip. Ai është një lojtar ngazëllues për fansat dhe për lojtarët tjerë [të ekipit të parë] dhe për lojtarët e akademisë”.
“Ata mund të shikojnë dhe të shohin se është e mundshme t’ia dalësh në ekipin e parë nëse punon fuqishëm dhe në mënyrën e duhur”.
“Mendoj se ai ka rreth shtatë ose tetë vende ku mund të zgjedhë të luajë. Unë jam përpjekur ta bind atë të luajë për Uellsin, por ai nuk është i interesuar!”, ka thënë Giggs.