Mësuesit janë me plotë mirësi, dashuri e dituri, pasion e sinqeritet, kreativitet e zellshmëri, vet-kritik e të përkushtuar.
Shkruan: Blerim SHERIFI
Të dashur kolegë mësimdhënës të edukosh dhe mësosh gjenerata e gjenerata në shumë vite e njëra pas tjetrës, padyshim që është një mison i shenjtë, i dashur.
Profesioni i mësuesit është një nga profesionet më të dashura, respektuara, çmuara në çdo shoqëri dhe në çdo kohë e veçanërisht në botën e përparuar dhe ciliziuar ku dija vlerësohet lartë.
Ditë kjo ku secili nga ne duhet të reflektojmë dhe shohim rolin e mësuesit në zhvillimin dhe prosperimin si komb.
Siç edhe thotë filozofi Kinez me famë Konfuci “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“.
Prandaj kjo është arsyeja pse profesioni i mësuesit është konsideruar një mision jetësor e me shumë vlerë në çdo shoqëri.
Mësues, ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore e që ndikon te të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur nga të tjerët- do të ishte përkufizimi më mirë për termin “Mësues”
Mësuesit janë ata që bëjnë punën e prindit, psikologut, pedagogut, mjekut, kujdestarit, policit, artistit, poetit e çfarë jo tjetër.
Mësuesit janë përhapësit e dritës, ai që hap derën për të tjerët.
Mësusesit janë ata që zbulojnë talentin dhe prirjet që kanë fëmijët tuaj dhe me aq dashuri, zell e dashamirësi e të betuar të zhvillojnë ata fëmijë dhe të i pëgatisin për jetë, që neser ata të jenë kandila ndriçues të shoqërisë.
Rrugëtimi ynë si shtet e komb duke falenderuar sidomos rilindasit tanë që me punën e tyre në shërbim të dijes e vendit e shumica nga ta mësues me vlera të larat njerëzore e profesionale kanë ndikuar dhe kanë qenë krahë pë krahë me mësuesin, shkollë, klasën e nxënësit në arritjen e shumë sukseseve që sot gëzojmë si komb.
Mësuesi është ai që i jep frymë, dritë, gjallëri e mbi të gjitha shpirt një kombi të qytetruar.
Mësuesi ëstë padyshim ai që prek zemrën e çdo njeriu, mendjen dhe padyshim ndikon në formimin e tij professional.
Mësuesit janë idealistët më produktiv në shoqëri, përquesve të dijes e emancipimit shoqëror.
Mësuesi dhe pëgatitja e tij professionale, janë bazamenti i zhvillimit të çdo shoqërie drejt botës së përparuar.
Mësuesi është heshtje e ndjesi, është poet, sportist, aktor, e mbi të gjitha mësuesi është vet arsyeja e diturisë që nxënsi të shkëlqej.
Këtu nuk mund të qëndroj pa cekur edhe disa nga këshillat e arta që na sjellë Albanologu e arsimtari shquar shqiptar Eqrem QABEJ në letrën e tij drejtuar mësuesve:
- Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta
- Gjithçka shikojeni me sy kritik.
- Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
- Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
- Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
Në fund të dashur ju mësues, ndihuni krenar e faqebardhë me kokën lartë për misionin fisnik që keni zgjedhur.
Zoti u bekoftë dhe ju shpërbleftë mundin tuaj në edukimin e gjeneratave.
“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“. (Henry Adams) /2LONLINE.com/
Blerim SHERIFI
MA Gjuhë Angleze