Shkruan: Femi Halimi
(2L ONLINE) – Nga Shoqata e ish të burgosurve poitikë –lajme të mira dhe pak dritë më në fund. Në vitin, këtë që po shkon, filloi “kompenzimi” siç u vendos me Marrëveshje në mes Qeverisë dhe Shoqatës së ish të burgosurve politikë hap pas hapi dhe që u pranua më në fund edhe në Kuvend të vendit.
Kompenzimi në të holla në të vërtetë është një bërje sidoqoftë sipas mundësive për ish të burgosurit politikë që ka për qëllim një të mirë për ta. Ky u quajt “kompenzim”, -por nuk është kompenzim. Kompenzimi është ndryshe. Në kompenzim njëra palë paguan palën tjetër për një pjesë pasurie nga marrëveshja e dyanshme, që ka një pikë nisjeje nga tregu dhe çmimet, si dhe ka për bazë një ligj a rregullore në fuqi për kompenzimin. Një pronari shteti ia merr një pjesë toke për çështje shteti dhe ia kompenzon sipas çmimeve reale të kohës. Ndërkaq çështja e ish të burgosurve politikë nuk ka si të nogociohet dhe tregtohet, sepse nuk ka jetë në ankand as në shitje askush, po as që i bije kujtë rruga nëpër fatin e tjetrit. Pastaj, nuk kam ndier asnjë ish të burgosur politik që ka shpallë shitjen e vuajtjeve të veta, ose që pranon negociim e shtyrje në treg për burgun dhe vuajtjet gjithë kohën sa ishte ish regjimi i vjetër. Vuajtja nuk shitet as nuk blehet dhe nuk mund ti ofertohet dikujtë blerja a shitja e vuajtjeve. Në këtë -për këtë nuk ka negociim e tregtim dhe ka gjëra në jetë që nuk maten me të holla e me pasuri dhe që nuk negociohen.
Çështje tjetër që ka të bëj me ish të burgosurit politikë është “ndjekja politike” për gjithë kohën -tërë jetën, e të cilën ndjekje as një ish i burgosur politik nuk e pati me interes e me mëditje. Ish të burgosurit politikë kurrë nuk patën në përmendje e synim të ardhmën që do tu kompenzohet me të holla e me pasuri, me pozita e privilegje dhe me shkrryerje të pasurisë së kombit. Kurrë kush në Ilegale nuk dëgjova kurrë që hyri në këso teme dhe që tha se ja –“…kur të bëhet Liria, ne do të sundojmë vendin dhe do të bëjmë jetë përrallore”, etj. Atokohë një frymë e shenjtë na bashkonte dhe na mbante sikur një në synimin për çlirim dhe të gjithë ishin për të bërë gjithçka për çlirimin e kombit dhe pa asnjë kompenzim as interes. Për më tepër thuhej se kur të kryhet puna, të gjithë duhet të tërhiqen në heshtje dhe të mos poshtërohen pas pozitave e dafrungave të jetës. Secili që hynte në grup e në lëvizje, kishte të ditur “të parën gjë”, -se mund të vritej, –të humbte jetën sëpari, -dhe se këtë duhej ta kishte me dije e mos të merrte hidhërim për këtë kurrë për askend. Kishte një forcë pakufi të qëndresës dhe ndihmës nëmes vete dhe të bashkëkombasve. Tani kjo vështirë ti spjegohet ndokujtë dhe të tjerëve, sidomos brezeve që erdhën e u rritën. Tjetërkush tani na i edukoi brezet e të rinjëve dhe i çoroditi me të madhe pas të huajës dhe në synim për shkombëtarizim. Po pagat e udhëheqëseve tani tok me honoraret dhe kontributet tjera? Arrijnë në dhjetra mijra euro mujore, me arsyetim ligjesh kudi kush çfarë, -në këtë vend ku pjesa dërmuese nuk ka as një burim page prej kurrkah, pos prej fëmijëve nga gurbeti e formave tjera anësore…Do të duhej të ishin edhe pagat e tyre sipas rrethanave vendore… Kryetari i Kinës ka një pagë vjetore rreth katër mijë euro!…Po, hajt!…
Kam dëgjuar shumherë dhe shumherë më kanë thënë, -pasi jam sekretar i Degës së qytetit, -se “…pse po u dahet ky kompenzim ish të burgosurve politikë, pa të drejtë dhe nga buxheti i varfër i vendit”?!…Kjo ndihmë sipas mundësive nuk jepet nga buxheti i vendit por nga Kombet e Bashkuara, -dhe cilido që don mund ta vërtetojë këtë, -veç të shkojë tek baraka afër ish Pallatit të Rilindjës dhe të lexoj tabelën në ballë të barakës nga rruga, ku shkruan në tri gjuhë, se aty është “Misioni i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim…”, etj.
Së treti, ky “kompenzim” është tejet i ulët. Ka një pagesë prej 16. 70 e për një ditë burgu të vuajtur. Të kujtojmë se një ditë burgu tani në vendin tonë është në pagesë më shtrenjtë, -për vepra kriminale. Të burgosurit politikë nuk ishin për kriminalitet në burg por për çështjen e kombit dhe sepse kështu u akuzuan dhe ndëshkuan. Këtë e tregojnë Aktvendimet, Aktgjykimet dhe Vendimet tjera të gjykatave të asaj kohe. Një ditë burgu atë kohë nuk mund të ketë çmim dhe për më tepër as nuk po e shet askush, -që dikush ta blej. Unë për vete nuk e hodha kurrë në shitje dhe për këtë nuk më pyeti kush kurrë, se “a i shes ato ditë burgu”.
Po, këtu ka edhe diçka që fshihet para syve dhe që nuk lejon çështjen të kuptohet si duhet. Në të vërtetë nuk është gjë burgu i asaj kohe, -çka ka qenë Hetuesia! Burgu hajde po u pagueka, por Hetuesia si mund të paguhet?! Kush e ka përjetuar Hetuesinë, e din!…Kush ka hyrë në Sigurim të Shtetit atëherë, -njëherë ka vdekë, -e pastaj nëse ka shpëtuar, -ka shpëtuar. Hetuesia ka qenë e tmerrshme dhe me vjen keq veçmas që në ditë të sotit nuk kam kujtë t’ia spjegojë dhe të kuptojë. Hetuesia ka qenë ajo ndjekja politike në të vërtetë dhe ajo, -nëse mendohet të paguhet a shpaguhet, -ajo duhet të shpaguhet. Të kujtoj se në Kushtetutën Amerikane të Xhefersonit të para rreth treqind vjete, në Dispozitën e Katërt flitet për Frikësimin,…ku në një pasus përshkruhet frika e qytetarit nga personi në detyrë zyrtare dhe në uniformë e armë, dhe ku thuhet tutje se…(parafrazoj), -frikësimi i një qytetari nga personi zyrtar i shtetit jashtë kompetencës ose si thuhet juridikisht,– tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, -tërheq një kompenzim për qytetarin e dëmtuar në një shumë dollarësh shumë të madhe!…Tek ne nëse duam të bëjmë ligje dhe zbatime e “kompenzime” të tilla, në këtë duhet të trajtohet Hetuesia dhe përdorimi i armëve, frikësimit, po edhe vrasjeve në të gjitha rrethanat, -që kanë ndodhë shumë ato kohë. Këto nuk i plërmendë kush tani, sepse nuk duan ti përmendin -Po ja po ua përmendi unë.
Mandej, kështu ka pasoja tani. Ka pasur hetuesi e hetime me javë e me muaj e që ish të ndjekurit politikë tani nuk kanë dëshmi dokumentesh për këtë. Thjeshtë njeriu ka qenë me ditë, javë e muaj në hetuesi shumë e shumë herë dhe kur të mblidhen të gjitha del një kohë me muaj, e tek dikush me vjet. Hetuesia nuk ka lëshuar dëshmi për raste të veçanta (për të urryerit e veçantë të pushtetit…), por edhe nëse ka pasë dikush dëshmi të shkruar, ato ia ka marrë Sigurimi i Shtetit herën tjetër të radhës, së arrestit! Ky është tregim në vete, por që ka këso raste, -ka, -dhe ka shumë. Dhe për fat të keq nuk mund ti dëshmojë kush tani dhe për këto nuk ka as “kompenzim”. Në të vërtetë ka mundësi të nxirret dëshmia, -me pagesë e me korrupcion,…por këtë ish të burgosurit nuk e bëjnë kurrsesi dhe me këtë tregimi për hetuesinë përfundon dhe lënda kthehet në fillim. Për Hetuesi nuk ka kompenzim, por s’ka gjë, -se nuk është kush kah vrapon pas tij. Çka të vjen, -le të vjen. Me rëndësi është sigurimi i vërtetimit nga Komisioni Ndërqeveritar për Statusin e ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik. Po mbi të gjitha është –do të jetë -një pagë mujore e rregulltë –dhe vlera e pagës mujore është shumfish më e rëndësishme se “kompenzimi”.
Një tregim në vete është fati i ish të burgosurve politikë në të gjitha etapat. Të gjetur në mes dy zjarresh gjithmonë dhe të përfolur e të përgojuar në dy anët, ish të burgosurit politikë kanë qenë gjithmonë të përbuzur e të lënë pasdore. Të parët në sakrificë dhe të fundit në të mirat e jetës, të përvuajtur e të vetmuar, me gjendje të stër rëndë sociale, pa të drejtë punësimi kurrë dhe pa të drejta qytetare gjithmonë, -për fat të keq me të njëjtin fat edhe pas Luftës. Edhe më ekstremët dhe më dëmtuesit e kombit dhe atdheut pas Luftës u strehuan dhe u siguruan; u strehuan e u siguruan edhe serbët, e të tjerët me të gjitha të mirat; me punësim dhe me të ardhura e me privilegje, me poste e gradime, me sigurime e stër sigurime u mbuluan të gjithë dhe Kosova u bë për të tillët parajsë, veçse pjesa dërmuese e ish të ndjekurve politikë mbetën pa asgjë dhe në heshtje. Kështu ata që bënë lirinë për kombin, mbetën pa liri. Kjo është e dhembshme dhe fyese deri edhe në ditët tona dhe them lirisht se ndjekja politike për ta që ishte e tillë siç ishte, vazhdoi me të njëjtën masë në heshtje edhe pas Luftës….
Tani, -kur kemi Pushtetin tonë Popullor dhe kur kemi realizuar çlirimin dhe lirinë,…për fat të keq ish të burgosurit politikë nuk janë askund. Hiq një dhjetë andej –këndej në krye, mijëra tjerë dhe familjarë të tyre nuk i ka pyetë kush kurrë për këto punë dhe kush nuk u shkoi në derë për ti pyetë si jetojnë e si i kanë punët… Po, mirë është, se kanë shpëtuar nga komprometimi dhe korruptimi, sepse mbase do të ishin sprovuar me këto ngashnjime e joshje për të zi që mori përpara gjithë elitën e vendit dhe i bëri horë. Besa ka ndonjë edhe nga ish të burgosurit politikë që është bërë horë pas parave e dafrungave, sepse edhe spektri i të tillëve është shmë i gjërë. Ka edhe milionerë e shumëmilionerë tani edhe nga të tillët, por këta –ata, janë të një natyre tjetër dhe ndarë nga çështja shumë kohë më parë…
Ish të burgosurit politikë nëntëdhjeteshtatë përqind janë në rrugë, në skamje, o kanë ikë jashtë nëpër botë. Trajtimi i parë ndaj tyre filloi me këtë ndihmë humanitare dhe shpëtuese për shumkend prej tyre, -sepse do të qelin ndonjë biznes dhe do të mbijetojnë, duke qenë shumica në grrahmën e fundit të fuqive të jetës. Sëpaku për fëmijtë e tyre le të jetë një shpresë se me fuqi të veta, përmes një biznesi privat dhe mundi pa fund, do të mund të ndahen nga skamja dhe vuajtjet, si me trashëgim ligji, deri tani. Ka ndodhë padrejtësi e rëndë dhe për kohë të gjatë, -për më tepër edhe me qëllim, -dhe droj se për këtë do të ketë sherr për gjithë vendin. Në padrejtësi nuk mbillet fati dhe në të keq nuk pritet mirë.
Një poet rruge më tha një ditë dy vargje:
”Kurrë nuk do të më kujtosh,
-por edhe kurrë nuk do të më harrosh”…
-Tjerat vargje, -tha ai, -do ti sjell tek ti për redaktim…
I thashë se nuk ka nevojë, sepse këso vargje nuk mund të redaktohen, pos që janë thënie të bukura për sarkazmë!…
Në fund, përpos Kompenzimit, -a ndihmës njerëzore sipas mundësive, -në vitin e radhës do të ketë edhe të mira të tjera për ish të burgosurit politikë, -sëpaku siç po thuhet e premtohet. Besoj se edhe do të bëhen këto.
Një nga këto është e drejta edhe e trashëgimtarëve të gjallë për të fituar të drejtën e kompenzimit për njerëzit e vet –ish të burgosur e të ndjekur politikë të kohës së atëhershme.
Tjetër e mirë mbase do të jetë edhe një rrogë për të gjithë ish të burgosurit politikë që fitojnë nga Komisioni Qeveritar të Drejtën dhe Statusin e ish të burgosurit politik.
Pas këtyre do të vjen edhe një e mirë –edhe kjo mjaft e kushtueshme: për ish të burgosurit politikë –o familjarët e tyre, -do të ketë troje, banesë a shtëpi, sipas nevojës, -për ata që nuk kanë strehë, -që edhe ka shumë të tillë –për fat të keq e për turp. Turp mbi turp, -kur të tjerët pa fije merite mbaruan pallate e pallate për vete dhe mbaruan e mbarojnë edhe soliterë të tërë në Kosovën e lirë!
Padrejtësia dhe ndarja e padrejtë e vret një popull a komb, -tha mbreti Salomon…Më vjen mirë që me shumë vepra të mira, njerëzore, të mëshirshme, mbulohet sadopak padrejtësia e tmerrshme që ndodhi dhe ndodhë dhe që duke bërë vepra të mira do të forcohet shpresa për qëndrimin e lirisë në mesin tonë.
Krejtë në fund, -për informim: është mirë që ish të burgosurit politikë të vijnë në zyrë dhe të vërtetojnë librezat, sepse është për të mirën e tyre. Shumica dërmuese nuk vijnë ti vërtetojnë librezat. Mos ti vërtetojnë vetë mandej, por të vijnë ti vërtetojnë siç duhet e ligjshëm. Shoqëria ka bërë një të mirë shumë të madhe, veçmas mjekët, që i pranojnë këto libreza dhe kjo është për falënderim e respket. Më kanë befasuar për të mirë mjekët të gjithë, -që kanë treguar një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj librezave dhe udhëzimeve për shërbyesit e librezave. Mirë shumë që ka njerëz ende në këtë vend, -se droe se do të na lëshojë toka!?…
Për fund, -Kryesia e Degës tonë të SHBPK –së iu uron të gjitha mirat për Vitin e Ri.
GËZUAR-2015!