(2LONLINE) – Qytetarët e Komunës së Vitisë, po tregohen mjaftë aktiv saj për këtë aksioneve vullnetare brenda lokaliteteve të tyre. Me këtë rast kryetari i kësaj komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot banorët e fshatit Gërmovë dhe Sadovinë e Çerkezëve ku janë duke u zhvilluar aksione vullnetare por të mbështetur nga Komuna e Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Gërmovë ku banorët e këtij lokaliteti janë duke punuar në pastrimin e varrezave të këtij fshati, konkretisht në largimin shkurrave, barojave por edhe në rrafshimin e terenit për brenda saj. Ndonëse ky aksion është organizuar nga Këshilli i këtij fshati ai është përkrahur me mjete financiare nga komuna e Vitisë.
Gjithashtu sot ai ka vizituar banorët e fshatit Sadovinë e Çerkezëve të cilët përmes këshillit të këtij fshati dhe të mbështetur me eskavator të komunës kanë bërë largimin e mbeturinave për brenda fshatit. Ndërkaq kryetari Haliti i ka përgëzuar banorët e dy lokaliteteve për aksionet vullnetare duke theksuar se komuna të cilën ai e udhëheq do të mbështesë ata në këto aksione./2lonline/