Në selinë e UEFA-s në Nyon ka filluar programi “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë për edicionin 2023/24.
Pjesë e këtij programi është edhe gjyqtari kosovar, Genc Nuza. Në fazën e parë të këtij programi është mbajtur seminari treditor, ku janë kombinuar puna teorike me testet fizike, njofotn FFK.
Mentor i Nuzës në këtë program është ish-gjyqtari i njohur i FIFA-s, belgu Frank De Bleeckere.
Gjyqtari ynë e ka kaluar me sukses fazën e parë dhe do të vazhdojë të ndjekë tutje këtë program.
Në seminar ka ligjëruar anëtari i Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Bjorn Kuipers, derisa pjesë e programit si mentorë janë emra të njohur të futbollit botëror si ish-gjyqtari turk, Cuneyt Çakir, Martin Hansson etj, thuhet në njoftimn e FFK-së. /2LONLINE/