Regjisori Tajvanez, Ang Lee do të vazhdoj me avancimet teknologjike në kinematografi edhe me filmin e tij të ardhshëm ‘Gemini Man’.
‘Gemini Man’ do të udhëhiqet nga aktori Will Smith në rolin e personazhit që përballet me një kloun të tij të ri, prandaj edhe zhanri është i përshtatshëm për formatin.
Filmi është xhiruar në 120 frame për sekond (për dallim nga standardi që është 24) në 3D e 4K dhe Paramount u ka kërkuar kinemave që të përgatiten për prezantimin që do të bëhet në Tetor.
Kinematografi Dion Beebe ka folur rreth filmit dhe xhirimeve në HFR: “Për gjeneratat e vjetra të audiencës bota e kinemasë është ‘24 frame’, por ka edhe të tjerë që janë mësuar me video lojëra në 60 dhe 120 dhe për ta nuk është diçka e re.