Deri tani, asnjë ende nuk ka asnjë ide të qartë, edhe pse Gazidis, numri “1” i vendosur nga Elliott premton se nuk do të ketë një rënie të Milanit dhe se do të ketë sigurisht investime por të matura.
Megjithatë, sipas Carlo Festa, gazetari i specializuar i financave të futbollit e ardhmja mund të mos jetë e Elliott dhe, madje, kjo do të ndodhë që vitin tjetër. Ai ka bërë një përmbledhje të asaj që po ndodh te kuqezinjtë, nga largimi i Gattusos te ai i Leonardos.
“Gazidis është duke lëvizur sa i përket drejtorit të ri sportiv, që duhet të zyrtarizohet sa më shpejt, ndërsa për rolin e identikitit të trajnerit përflitet për një 40-vjeçar që do të vijë të vlerësojë të rinjtë. Por, ajo që Elliott pohon nuk ka një logjikë financiare, por sportive.
Po e shpjegoj më mirë: një logjië e këtij tipi mund të jetë ajo e një biznesmeni privat të pasur që dëshiron të investojë te futbolli. Por, nuk më duket logjikë financiare e një fondi investimesh. Motivi është i thjeshtë: të vazhdosh përpara me projektin do të thotë të hedhësh para të tjera, shumë, sidoqoftë, për të rritur vlerën e Milanit”.
Pra, do të thotë të rrezikosh. Një fond investimi, për mënyrën se si e shoh unë (por është konsideratë e imja), lëviz ndryshe: pret sanksionin e UEFA-s, e vendos ekipin në kushtet për të bërë një kampionat të mirë dhe më pas e shet, nëse jo këtë vit, në fillim të vitit tjetër. Të shohim nëse gabohem”, thote Festa.