Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është mbajtur një ligjëratë për nxënësit e shkollave të mesme, me temë “Ditën e Falënderimeve”. Gazetarët amerikanë, pjesë të Forcave të Armatosura Amerikane i kanë mbajt një ligjëratë nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” në Bujanoc.
Në këtë bisedë interaktive, të organizuar nga Këndi Amerikan në këtë qytet, ndër të tjera u shpjegua shënimi i festës tradicionale në SHBA “Dita e Falënderimeve”, raporton Titulli.
Gazetarët amerikan që sot ligjëruan për nxënësit bujanocas, nga dita e hënë (17 nëntor) po qëndrojnë në Bujanoc, duke qenë pjesëmarrës në stërvitjen taktike ushtarake “Ujku Platin 15”, që po mbahet në bazën “Jug” në afërsi këtij qyteti, stërvitje këto që do të zgjasin deri më 28 nëntor.
“Dita e Falënderimeve” në SHBA shënohet më 27 nëntor. Në këtë datë shumë institucione mbyllen, derisa shijohet edhe dreka e veçantë me gjel deti në tryezë.