(2LONLINE) – Rreth 3 mijë punëtorë të ish ndërmarrjeve shoqërore në rajonin e Gjilanit priten të protestojnë kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për të kërkuar të drejtat e tyre..
Të përgatitur për protestën më të madhe në Anamoravë , punëtorët e ish ndërmarrjeve shoqërore kërkojnë ndarjen e parave apo 20 përqindëshin e tyre, në mënyrë të drejtë dhe në bazë të ligjeve në fuqi. Ata gjithashtu kërkojnë një fond të veçantë për të gjithë punëtorët të cilët mbetën pa punë , si dhe pensionim të parakohshëm për shumicën e atyre që tashmë kanë mbushur mbi 50 vite.
Aziz Azizi kryesues i këshillit organizativ të protestës ka fajësuar kryesisht AKP-në për gjendjen e punëtorëve dhe në bazë të kësaj sipas tij protesta është e vetmja rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre në këtë drejtim.
“AKP-ja dinë të shes por jo edhe të barazohet me punëtorët e ndërmarrjeve dhe protesta është e vetmja rrugë” tha Azi zi.
Ndryshe për mbajtjen e protestës, sipas Azizit është njoftuar edhe Policia Rajonale e Gjilanit rreth 72 orë më parë. Protesta në fjalë do të mbahet më 6 shkurt para teatrit të qytetit të Gjilanit me fillim nga ora 12:00, dhe për më se 1 orë këta punëtorë do të shprehin pakënaqësitë e tyre. / 2lonline/