Blloku opozitar që ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje është i sigurt se i ka numrat për ta krijuar Qeverinë e re, ndërkaq gjatë ditës së sotme (e hënë), pritet që treshja politike, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, t’i heqin të gjitha dilemat nëse do të pajtohen me kushtet e shtruara nga “Vetëvendosje” e Albin Kurtit, shkruan Zeri.
Tre liderët politikë të bllokut opozitar në kuadër të konsultave të vazhdueshme pritet që edhe sot të takohet me liderin e LVV-së, për t’ia qartësuar qëndrimin rreth kushteve të shtruara nga partia e Kurtit.