FC Drita ka bërë me dije se ky klub dhe portieri, Leutrim Rexhepi kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit dhe portieri Rexhepi do të vazhdojë karrierën te KF Ferizaj.
“Leo u bashkua me ne në korrik të vitit 2017-të dhe për 5 vite ishte pjesë e klubit tonë, ku u paraqit në 66 ndeshje zyrtare. FC Ddrita falënderon Leon për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/.