Mbi 50 vrapues të rinj nga 4 komuna dhe komunitete morën pjesë në garën e vrapimit në parkun e qytetit të Kamenicës.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit e shkollës ‘’ Dëshmorët e Kombit’’, bën thirrje të ndalohet gjuha e urrejtjes duke kërkuar barazi gjinore dhe të drejta të barabarta për të gjithë.
Kësaj iniciative, i është bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, ku përveç përkrahjes së ekipeve garuese, Kryetari Rahimaj është shprehur se organizmet e kësaj forme, janë një shembull shumë i mirë e sidomos kur marrin pjesë të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës.
“Në Kamenicë jetojnë komunitete të ndryshme dhe gjithmonë kemi synim përfshirjen e tyre si në qeverisje ashtu edhe në shoqëri’’, ka thënë po ashtu Kryetari Rahimaj.
Projekti ‘’Flat Feet Run Club’’, është financuar nga UNDP Kosovo dhe UNFPA Kosovo. /2LONLINE/