DYLON

Gagica: Buxheti i shtetit për 2024 e varfëron qytetarin, stagnon Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik

Gagica: Buxheti i shtetit për 2024 e varfëron qytetarin, stagnon Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik
Avatar photo Redaksia

“Ishte konstatim i përbashkët se buxheti i shtetit për vitin 2024, e varfëron qytetarin, stagnon Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe krijon arsye shtesë për ikjen e trurit nga vendi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Sipas tij, në tryezën e organizuar nga AAK-ja, folën për mungesë të madhe të projekteve kapitale deri sot, e që as me buxhetin për vitin e ardhshëm nuk parashihet të kemi situatë ndryshe nga vitet e fundit në qeverinë Kurti.

EkoHigjiena

“Logjika e grumbullimit të parasë në buxhetin e shtetit në mënyrë që mos të lëshohen ato në projekte kapitale përmes të cilave zhvillohet vendi dhe përmirësohet jeta e qytetarëve, është logjikë që e dëmton Kosovën dhe paraqet telashe të mëdha edhe për investitorë të mundshëm të huaj e po ashtu edhe shqiptar”, ka thënë Gagica.

Ai tutje u shpreh se rritja e pagave dhe e koeficientit, investimi në projekte kapitale, shpërndarja e parave nëpër komunat e Kosovës, investimi në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, turizëm, e rrisin mundësinë për zhvillimin e vendit dhe për një të ardhme të qëndrueshme.

“Me këtë mendësi qeverisëse, brenda pak kohe, nuk do të diskutojmë për zhvillim ekonomik por për mbijetesën e Kosovës në aspektin ekonomik, fatkeqësisht”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.