‘Gërmia Ultra Trail’ janë garat e organizuara të vrapimit malor, të cilat do të mbahen për herën e dytë. Këto gara pritet të mbahen më 7 qershor, kurse që të shkojnë ashtu sipas planifikimeve përgaditjet kanë filluar që tani.
Ata të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë garë mund të regjistrohen që nga tani.
Garues të shumtë priten të marrin pjesë, po ashtu një nga grupet më aktive të vrapimit malor siç është ‘Kosova Trail Running Association’ pritet të ketë shumë garues edhe në këtë garë, kurse vrapuesit e këtij grupi kanë marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare ku kanë treguar suksese fantastike.