Pak kush ka besuar se një deputete nga Skenderaj do të shkonte në Beograd. Por, këtë e ka bërë deputetja Ganimete Musliu. Ajo në kryeqytetin serb ka shkuar e veshur kuq e zi ndërsa në xhaketë ka pasur të ngjitur flamurin e Kosovës.
Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë udhëtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve, që do të mbahet të shtunën, shkruan telegrafi.
Në mesin e deputetëve që kanë udhëtuar në Serbi janë edhe Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Donika Kadaj Bujupi, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim Shala dhe Slobodan Petrovic.
Forumi do të ndahet në dy sesione, të parin, ku deputetët do të diskutojnë për rolin e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Serbisë në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe të dytin, ku do të diskutohet se si kuvendet mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse.