(2L ONLINE) – Gani Neziri, anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan, është ndër të paktë në PDK-në e Gjilanit që kishte folur hapur pro një koalicioni PDK-LDK, që edhe ndodhi, duke e parë si të vetmen zgjidhje për të dal nga situata që ishte krijuar me muaj të tërë.
Neziri, që e konsideron vetën PDK-istin më të madh që ka Gjilani, thotë për 2L ONLINE, se edhe ndodhi ajo që e kishte thënë qysh në muajin gusht, ndonëse nuk e fsheh dëshirën e tij se do të donte që në krye të qeverisë ta shihte shefin e tij, Hashim Thaçin e jo Isa Mustafën.
Shih skrimin : Neziri: Jam PDK-isti më i madh në Gjilan, jam pro një koalicioni me LDK-në
Megjithatë ai i beson tani kësaj qeverie dhe për më tepër dëshiron të jetë edhe pjesë aktive e saj duke u sistemuar në ndonjë post të zëvendësministrit.
Ai thotë se me ndarje e ministrive u pa që kuadrot e PDK-së s Gjilanit nuk u përfshinë dhe tani subjekti i tij duhet patjetër ta ketë vëmendjen nga kjo anë në përcaktim e zëvendësministrave.
Neziri mendon se tani numri i zëvendësministrave, që do të jenë kuadër i PDK-së duhet të jetë më i madh nga kjo anë dhe se në këtë vazhdë ai e sheh edhe veten njërin prej tyre.
Ai thotë se nuk e fsheh as dëshirën, as disponimin që e ka për të ndodh, por as përpjekjet, për ta arrit këtë qëllim.“PDK e Gjilan ka kuadro të mirëfillta dhe për të qenë pjesë e ekipit të qeverisë. Në këtë drejtim qendra do të duhej ta ketë parasysh këtë dhe, edhe unë jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim si zëvendësministër, në atë Ministri ku vlerësohet se kontributi im mund të jetë i duhuri”, ka thënë Gani Neziri, anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/