Gani Geci ka shtir me armë ndaj Azem Sylës, pak çaste më parë në Skenderaj. Ky lajm i cili nuk është i konfirmuar zyrtarisht, është përcjellë për gazetën Express, nga një i afër i Sylës.
Gazeta shkruan ta ketë kontaktuar policinë e Kosovës, e cili deri në këtë kohë nuk ka dhënë asnjë informacion, për këtë rast.
Azem Syla ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga pas lufta është i kyçur në strukturat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht, është deputet i Kuvendit të Kosovës.