Të gjithë fansat e “Game of Thrones” duhet të jenë lumturuar nga lajmi se nisën në Irlandën e Veriut xhirimet për serialin “prequel”, që do të ambientohet rreth 5 mijë vjet më parë se seriali origjinal.
Skena e parë u xhirua në “Titanic Studios” në Belfast dhe në shpellat gëlqerore të “Global Geopark”.
Do të titullohet “Bloodmoon” dhe mban firmën e autorit të romaneve nga është frymëzuar seriali, George R.R. Martin. Por, nuk mbaron me kaq. Po punohen skenarë edhe për dy seriale të tjera.
Mendohet se xhirime do të ketë edhe në Spanjë, por vendi është mbajtur sekret për mos t’u pushtuar nga kureshtarët.