“Bashkë me ekipin tim sot vizituam ndërmarrjen për prodhimin e mishit dhe vezëve “FIT-DANI“, me të cilët bashkëbiseduam për sfidat dhe nevojat që ka ky biznes dhe mundësinë e zgjerimit dhe rritës së tij”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit.
“Përkrahja ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, si burim kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës si dhe gjenerimit të të ardhurave si dhe mbështetje e parezervë e bizneseve prodhuese dhe agro-përpunuese, si një mundësi e vetme për zgjerimin e aktiviteteve të tyre në të gjithë zinxhirin e prodhimit do të jetë një ndër prioritetet tona kryesore në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare në Gjilan”, thotë tutje Gagica.
“Të vendosur për të qenë përkrah bizneseve, si një mundësi reale për zhvillimin ekonomik të Gjilanit”, përfundon ai. /2LONLINE.com/