“Përkrahja për bizneset përgjithësisht, veçmas ndaj atyre veprimtaria e të cilave është unike, është prioritet i yni për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ai ka bërë me dije se ka vizituar fabrikën e bananeve “Viva Frutta” në Gjilan.
Ja postimi i tij i plotë:
Përkrahja për bizneset përgjithësisht, veçmas ndaj atyre veprimtaria e të cilave është unike, është prioritet i yni për katër vitet e ardhshme.
Sot vizituam fabrikën e bananeve “Viva Frutta” në Gjilan.
Fokus yni është krijimi i lehtësirave për biznese të reja dhe përkrahja permanente për rritjen dhe zgjerimin e tyre.
Kujdesi institucional ndaj bizneseve krijon mundesi reale për rritjen e numrit të punëtorëve. Fabrika si “Viva Frutta” i duhen shumë Gjilanit, sepse janë pak të këtij lloji.
Shumë të vendosur për një Gjilan të zhvilluar ekonomikisht!
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/