“Pas një analize të thellë të gjendjës së shkollave profesionale si dhe duke u bazuar në kërkesat tona zyrtare për përkrahje, është kënaqësia ime e veçantë t’iu informoj se; Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” dhe Shkolla e Agrobiznesit “Arbëria” janë përzgjedhur për t’u mbështetur nga Projekti ALLED2. – “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës””, ka thënë Nazim Gagica, Drejtor i Drejtorisë Komunale në Gjilan.
Projekti financohet nga BE me bashkëfinancim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, dhe implementohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Sipas tij, aktivitetet e parapara nga projekti ALLED2 përfshijnë periudhën: Nëntor 2019 deri në Gusht të vitit 2022.