(2L ONLINE) – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshm të Gjilanit, Nazim Gagica, iu është përgjigjur akuzave të opozitës në adresë të kësaj drejtorie , të cilat i ka quajtur të pabaza që vijnë nga disa individëve të opozitës, si në rastin konkret nga Riad Rashiti i PDK-së.
“Dihet mirë se në vitin 2013 qytetarët janë pritur në administratë me barrikada të hekurta një kohë të gjatë, për të mbajtur radhët e gjata për t’u pajisur me shërbime. Ndërsa në këtë vit, po e kalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, pa zgjatje të orarit dhe shumë më efikas po u ofrojmë shërbime qytetarëve. Tash qytetarët vijnë dhe i marrin shërbimet në mënyrë komode”, ka thënë Gagica.
Për ata që kanë bërë vërejtje, Gagica thotë se u drejtohet me me këto të dhëna se janë gjetur 318 gabime të rënda që kanë ndodhur në vitin 2013 si njoftim i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që të gjitha janë për hetime të krimeve të rënda që nënkupton prej ndryshimeve në emra, mbiemra e deri në atë shkallë kur i paraqesin njerëzit si të vdekur për qëllime të tyre personale, ndërsa këtë vit s’ka ndodhur asnjë gabim.
“Në vitin e kaluar kanë qenë 11 punëtorë më tepër se sivjet, ndërsa efikasiteti në vitin 2014 është shumë më i lartë. Ne, prej kohësh kemi punuar me 8 orë të plota sepse e kemi hequr pauzën, ndërkohë sa i përket aplikimit online për dy muaj kemi dërguar mbi 1100 dokumente tek shtëpitë e qytetarëve”, është shprehur drejtori i Administratës së Përgjithshme Nazim Gagica. /2L ONLINE/