Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica ka njoftuar për aderimet e radhët në AAK në këtë komunë.
Gagica ka thënë se nga tani Aleancës i lanë bashkuar qytetarë nga Lugina e Preshevës.
‘’I nderuar të pres ne takim qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët nga sot do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës’’.
‘’Është nder i veçantë ku njerëz si; Afrim Agushi, Ramiz Abazi, Fejzulla Iseni, Afrim Ajredini, Fazli Halimi t’i bashkohen familjes tonë të përbashkët për të dhënë kontributin e tyre dhe për qenë urëlidhëse midis Aleancës dhe qytetarëve tanë të Luginës, me qëllim të arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta’’, ka thënë Gagica.
Sipas tij, dyert e AAK-së mbeten të hapura për të gjithë.
‘’Dyert e Aleancës vazhdojnë të mbeten të hapura për secilin qytyetar, secilën të re e të ri kudo që janë ata e që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën. Mirë se erdhët në Aleancë qytetarë të Luginës!’’, është shprehur Gagica. /2LONLINE/