“Marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për ShFMU “Abaz Ajeti”, krahas SHFMU ” Rexhep Elmazi” dhe SHMT “ Mehmet Isai”, është arritur me 23 dhjetor të vitit 2020”, ka thënë në një reagim të tij, Nazim Gagica, kryetari i AAK-së së Gjilanit, pasi komuna ka bërë publike se: “Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me drejtorin e FKEE në vlerë prej 350 mijë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Abaz Ajeti””.
M tej Gagica thotë se Fondi i Efiçiencës së Energjisë është lansuar në janar të vitit 2019 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian. Për këtë fond Qeveria e Kosovës ka ndarë €1 milion, ndërsa Banka Botërore dhe BE-ja kanë zotuar €10 milion.
“Ne i gëzohemi medoemos gatishmërisë për të filluar realizimin e këtyre projekteve të nisura kohë më parë, por lutemi që shkolla” Abaz Ajeti” të mos e ketë “fatin” e shkollës “ Rexhep Elmazi”, e cila nuk ka arritë ta mbyllë këtë projekt, ku nxënësit e kësaj shkolle tash e sa muaj vijojnë mësimet në shkollën “Selami Hallaqi’, por projekti me KFEE në shkollën “ Abaz Ajeti” të realizohet në kohë”, thekson Gagica i AAK-së.
Ai shtoi se i i nkurajon që të vazhdohet me realizimin edhe të marrëveshjeve tjera të arritura në vitin 2020, sidomos ajo me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për SHFMU” Liria”-Pogragjë dhe SHFMU “Ibrahim Uruqi”- Bresalc.
“Ekzistojnë shumë projekte që kanë filluar që moti e të cilat prezantohen si projekte të qeverisë aktuale, qoftë në nivel nacional po ashtu edhe në atë lokal. Meritorë për realizimin e projekteve nuk janë domosdo ata që prejnë shirita, por janë ata që kanë pasur vullnet që taksat e qytetarëve me i përkthye në investime të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë për përmirësimin e jetës së tyre”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/