“Sot, me kolegë bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në përvjetorin e rivarrimit dhe bashkimit të tyre në kodrën e cila pasqyron lavdinë tonë kombëtare”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai shtoi se të rënët në altarin e lirisë janë të vetmit që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut. Ata janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, në vendin dhe shtetin tonë me shumë mundësi e pa pengesa. Dikur nuk kishim asgjë, sot kemi gjithçka.
“Lavdi të rënëve për liri. Mirënjohës përjetë të gjithë atyre që dhanë kontribut për atdheun në secilën etapë të historisë sonë”, ka thënë gagica. /2LONLINE/