“Gruaja shqiptare mbetet simbol i rezistencës në secilën etapë të historisë sonë. Ajo mes shumë sfridave, ka arritur të ruaj tharmin e Atdhedashurisë, të arsimimit të brezave, të edukimit e të respektit”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit, njëherësh anëtar i KK-së së Gjilanit.
Postimi i plotë:
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kam kënaqësinë të urojë mësueset, edukatoret, mjeket, policet, ushtaret e veçmas nënat shqiptare.
Gruaja shqiptare mbetet simbol i rezistencës në secilën etapë të historisë sonë. Ajo mes shumë sfridave, ka arritur të ruaj tharmin e Atdhedashurisë, të arsimimit të brezave, të edukimit e të respektit.
Republika e Kosovës i ka dhënë vend të rëndësishëm dhe të çmuar gruas, ndërsa ende mbetet shumë punë për tu bërë në plotësimin e çdo hapësire të mundshme në respektimin e plotë të të drejtave të tyre.
Mirënjohës përjetë gruas shqiptare!
Urime!